Ka ndërruar jetë zyrtari policor që ishte aksidentuar me traktor me datën 20 gusht.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me daten 20.08.2019 rreth ores 13:30, kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne fshatin Rimanishte te Prishtines. Ne kete aksident viktima mashkull A.A 51 vjec, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, nga ku sot rreth ores 18:00 jemi njoftuar se viktima ka nderruar jete.
Trupi i viktimes eshte derguar per oduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore.