Ka ndërruar jetë një i burgosur në spitalin e Pejës.
Shërbimi Korrektues ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur një i burgosur. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar me inicialet I.B.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se i burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Stacionarin Shëndetësor të qendrës.
“Nga data 03.12.2020 me rekomandim të mjekut të qendrës është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 18 dhjetor 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 15:15 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri I.B , viti i lindjes 1951.
I burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Stacionarin Shëndetësor të qendrës.
Nga data 03.12.2020 me rekomandim të mjekut të qendrës është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.