Ndërron jetë në plazhin e Golemit një grua nga Çekia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Golemit. Sipas informacionit nga policia rreth orës orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase moshuar Çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën.

Nga hetimet e para dyshohet se turistja çeke mund të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Po ashtu mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/Informacion paraprak. Rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase moshuar Çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.”