Ndërron jetë 88-vjeçari në Infektiv, asimptomatik nga Covid-19

Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.

Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID-19, por asimptomatik për sëmundjen.

88-vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

Top Channel