Ndërroi lokacionin e koncerteve, reagon partneri i Dafina Zeqirit: Asnjë pengesë nuk e ndal uraganin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka njoftuar së fundmi një ndryshim të rëndësishëm lidhur me koncertet e saj.

Fillimisht të planifikuar për një sallë tjetër, koncertet tani do të mbahen te Pallati i Rinisë, për shkak të zgjedhjeve që do të jenë më 28 dhjetor.

E në lidhje me këtë u bë një reagim edhe nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Kreshnik Gjergji.

“Jo ndërrimi i sallës, po asnjë pengesë tjetër rrugës nuk e ndal Uraganin Supernova. Shkojmë 10 herë më fuqishëm me të njëjtat data në sallën e madhe të Boro Ramizit”, ka shkruar ai.

Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe ka shtuar pritshmërinë për koncertin, duke treguar se asnjë situatë nuk mund të pengojë për të ofruar një spektakël të paharrueshëm.

Dafina do të performojë në dy data, 25 dhe 26 dhjetor, duke sjellë një program të pasur muzikor dhe një atmosferë të jashtëzakonshme për fansat.

Tashmë po pritet me padurim për performancat e saj, që mbase mund të jenë eventet më të bujshme muzikore të vitit. /Telegrafi/