Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, skenaristi dhe shkrimtari i madh Kiço Blushi, pas një sëmundje të rëndë.
Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi.
Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht 1943.Pas mbarimeve të studimeve për letërsi shqipe dhe ruse filloi punë si redaktor pranë RTSH-së dhe në 1974 si redaktor në Kinostudion Shqipëria e Re.
Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në 1975 si bashkautor.Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në 1975 u vlerësua me çmimin e Republikës së klasit të tretë.
Blushi ka shkuar 14 skenarë filmash artistik dhe dy skenarë dokumentarësh e filma vizatimorë.
Nga 1991 deri në 2006 ka qenë deputeti i Shqipërisë në Partinë Socialiste.