Ndërroi jetë i riu nga Lipjani që kërkoi ndihmë për shërim jashtë vendit

Sejdi Smajli, i riu nga Lipjani i cili ishte i sëmurë me Leukemi Akute ka vdekur sot.

Ka disa javë që i riu ka kërkuar ndihmë për shërim në Turqi, paratë e të cilët janë grumbulluar, por ky i fundit nuk mundi ta përballojë këtë sëmundje.

25-vjeçari ishte nisur për Turqi për të filluar shërimin e tij.

Lajmi u bë i ditur në një video në Facebook nga organizatorët të cilët ndihmuan në grumbullimin e parave për shërimin e Sejdi Smajlit.