Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme në Bypassin e Fierit ku në afërsi të shfatit Pojanë një 18-cvjeçar është shtypur për vdekje nga një mjet që shërbente për ndërtimin e rrugës, tip “Rrul”.
Faxweb.al mëson se mjeti me drejtues shtetasin Klodian Ndone 41 vjeç, banues në Memaliaj rreth orëas 16:15, gjatë kohës që po ngjeshte asfaltin goditur shtetasin Mateo Koza 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.