Nga e hëna do të fillojë procesi mësimor në Kosovë. Në një konferencë për media Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe krye i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, kanë dhënë lajmin për fillimin e mësimit ditën e hënë.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, tha se nga e hëna nxënësit e Kosovës do të i iu kthehen shkollave të Kosovës.
“Nga e hëna mësimdhënësit do të iu kthehen shkollave. Nesër në Kuvendin e Kosovës, do të miratohet ligji i pagave, ku do të rritet pagat për 70 mijë punonjësit e Kosovës. Punëtorëve të Doganës edhe të ATK-së nuk do tu preken pagat e tyre dhe ato do të jenë të pavarur”, tha Veseli sot në konferencën për media, raporton RTKlive.
Kurse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nga ligji i pagave është arritur maksimumi. “Është bërë një punë e mrekullueshme. Qeveria e vendit është e interesuar të jap përgjigjje të gjithëve, ne jemi i interesuar të respektohet dinjiteti i të gjithëve”, tha ai. Sipas tij nesër do të jenë gati për Kuvendin e Kosovës për ligjin e pagave.
Kurse krye i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se marrëveshja e re, i ofron mësimdhënësit tek kërkesave të tyre.
https://www.facebook.com/110299813858/posts/10156693001648859/