Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në lagjen Dardania, si pasojë e një rrjedhjeje të madhe në rrjet.
Sipas njoftimit, për shkak të pamundësisë për të intervenuar gjatë natës, ndërhyrja do të realizohet gjatë ditës së sotme, 07.04.2026.
“Për shkak të një rrjedhjeje të madhe dhe pamundësisë për intervenim sonte, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri nesër kur do të bëhet ndërhyrja”, thuhet në njoftim.
Nga kjo kompani bëhet e ditur se pa furnizim me ujë do të mbetet zona e Dardanisë, ndërsa qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim deri në sanimin e defektit dhe rikthimin e gjendjes në normalitet.









