Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjarë, personalitete atdhetare e politike, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, kanë nderuar Gjeneralin Shaban Shala në përvjetorin e katërmbëdhjetë të kalimit të tij në amshim. Nderimet u bënë pranë Memorialit, ku u vendosën buqeta me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje.
Lladrovci theksoi se jeta dhe vepra e Gjeneralit Shaban Shala përbëjnë një trashëgimi të çmuar për familjen Shala, për Drenasin dhe për mbarë kombin. Ai kujtoi rolin e tij si dalëzotës i orëve të para dhe përkushtimin e pandërprerë ndaj idealit të lirisë, çlirimit dhe ndërtimit të Kosovës.
“Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm. Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneralit Shaban Shala”, u shpreh Kryetari i Drenasit.










