Ndalohet një person, dyshohet për përfshirje në zgjedhjet komunale në Kllokot

Një person, është ndaluar nga Policia, për shkak të dyshimit në përfshirjen përgjatë zgjedhjeve komunale në Kllokot.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se në koordinim me Policinë e së Kosovës- NJHP në Gjilan, ka ndaluar një person për 48 orë me inicialet D.K. nga fshati Verbovc Komuna e Kllokotit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, njofton  Klankosova.tv.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve të përcaktuara sipas Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës, do të ushtroj ndonjërën nga masat, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale, që do të zhvillohet”, thotë Prokuroria.