Ndalohet importi i shpezëve nga disa rajone të Polonisë në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Polonia pasi është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza (HPAI–H5N1).

AUV ka njoftuar se do ta monitorojë situatën në vazhdim dhe masa mbetet në fuqi deri në vlerësimin e mëtejmë. AUV ka përjashtuar nga vendimi produkte që origjinë kanë fermat e paprekura nga sëmundja dhe që gjenden 50km larg zonave të prekura.

“Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, AUV vendos ndalimin e menjëhershëm të importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga zonat e prekura. Përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 km larg zonave të prekura”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Sëmundja është evidentuar në ferma komerciale, familjare dhe te shpezët e egra në regjionet Lubuskie, Ëielkopolskie, Kodzkie dhe Podlaskie.