Dy persona të moshës së mitur janë ndaluar për veprën penale “sulm seksual” në Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate të lëshuar të martën.
Ndaj të dyshuarve është kërkuar edhe masa e paraburgimit.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona të mitur për veprën penale “Sulmi seksual” sipas nenit 229 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Prokurori i Shtetit ndaj të njëjtëve ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale të lartcekur”.