12 persona janë ndaluar nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm në Junik.
Kështu ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Nikçi bëri të ditur se janë sekuestruar para kesh e prova tjera materiale.
“Prokurori i shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Gjithashtu, janë sekuestruar para kesh dhe prova tjera materiale te cilat do të shërbejnë në këtë proces penal”, tha Nikçi.
Mësohet se të dyshuarit u kapën në flagrancë nga policia, duke luajtur lojëra të fatit.










