Luftoi deri në fund, por vdekja mposhti një djalë 14-vjeçar, që prej tre muajsh qëndroi në komë.
Tifozi i vogël i Partizanit, Renis Muça pësoi një aksident të rëndë, i cili rezultoi fatal për jetën e tij.
Kanë qenë tifozët e kryeqytetasve që kanë publikuar lajmin e kobshëm.
Renisi i vogël ndodhej në Turqi për një kurim më të specializuar.