Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, mjeku i njohur Polikron Çelo.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se homazhet për doktor Polikronin do të bëhen në një hotel pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, të hënën nga ora 10-12:30.
Polikron Çelo ka lindur në vitin 1932 dhe për shumë vite ka shërbyer si mjek Pediatër, ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, për shumë kohë Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.
Doktor Polikroni ka lënë edhe një pasuri të madhe shkencore, me një sërë botimesh në fushën e shëndetit të fëmijëve dhe jo vetëm.