Ndahet nga jeta luftëtari i lirisë, Blerim Dervishaj – Lumi

Njoftim i Selami Nezirit

Na u nda nga jeta luftëtari i lirisë, Blerim Dervishaj – Lumi.

Dje, në orët e mbrëmjes në Delmenhorst të Gjermanisë ndërroi jetë shoku dhe bashkëluftëtari im, Blerim Dervishaj – Lumi.
Blerimi ishte ndër vullnetarët e parë që u kthye nga Perëndimi me misionin për të zgjeruar radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pata fatin që një pjesë të kësaj rruge ta bëja bashkë me Blerimin.

Dje i shtrënguam duart për herë të fundit bashkë.
Tash do të të kujtoj gjithmonë si shok i mirë, i vendosur dhe trim.
U prehsh në paqe, shoku im Blerim!