Sporti i mundjes ka humbur ditën e sotme një nga mjeshtrat më të mëdhenj, siç ishte Arben Fejzo.
Ai u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ish-mundësi i Tiranës dhe Partizanit, Arben Fejzo, është shuar në moshën 62-vjeçare.
Fejzo që garoi në mundjen klasike në peshën 52-57 kg, nga viti 1970 deri në vitin 1982 dhe spikati në radhët e Tiranës, më pas të Partizanit për t’u rikthyer në fund të karrierës së tij sportive sërish me ekipin e Tiranës.
Ai ka marrë dy tituj për karrierën e tij mbreslënëse, tituj si ‘Mjeshtër i Sporti’ dhe titullin ‘Nderi i mundjes Shqiptare’. /albeu.com/