Neil Taylor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka bërë të ditur se 25 milionë euro janë ndarë për ta modernizuar kompaninë Ferronikeli në Drenas.
“Sapo nënshkruam një kredi prej 25 milionë eurosh me Ferronikelin për të modernizuar fabrikën në Drenas – eksportuesin më të madh dhe punëdhënësin kryesorë. Projekti do ta rritë efikasitetin dhe standardet, si dhe do t’i zvogëlojë dëmet”.
Më poshtë shkrimi i tij.
We just signed a €25m loan with Ferronikeli to modernise the plant in Drenas, #Kosovo's largest exporter & a key employer. Project will improve efficiency & standards & reduce emissions @ebrd #InvestinKosovo pic.twitter.com/CyqcyYIRdW
— Neil Taylor (@neiltaylor224) August 15, 2019