Natyralizohen 79 persona në Gjermani, në vendin e tretë Kosova

Rrethi i Rhein-Sieg-Kreis (Gjermani) ka natyralizuar (fituar shtetësinë) 79 persona, 46 gra dhe 31 burra si dhe dy fëmijë, shkruan “focus.de.” Pasaportat e reja janë dhënë nga këshilltari i komunës, Sebastian Schuster.

“Kjo ditë është e jashtëzakonshme për ju, me siguri do ta kujtoni për mirë gjatë gjithë jetës”, tha Sebastian Schuster, raporton albinfo.ch.

Numri më i madh i personave që kanë fituar shtetësinë  vijnë nga Turqia (9), më pas vijnë grekët (7) dhe nga Republika e Kosovës (6), e kështu me radhë. Interesante se mes të natyralizuarve janë edhe tre britanikë, tre italianë dhe dy spanjollë. Nga Maqedonia ka pasur vetëm një të natyralizuar.

Nga 79 personat e natyralizuar, 19 prej  gjermanëve të rinj, kishin lindur në Gjermani.