Natyra Kuçi raporton parregullsi në qendrat e votimit në Deçan

Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi në një lidhje direkte në programin special të Maratonës Zgjedhore në Klan Kosova, ka raportuar disa nga parregullsitë që sipas saj po ndodhin gjatë këtij procesi zgjedhor në këtë komunë.

Kuçi ka akuzuar kryetarin e të rinjve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan si dhe drejtorin e Arsimit, Zeqë Malaj.

“Faleminderit që jeni në Deçan më saktë afër komunës së Deçanit, ku shpresojmë të vijë një qeverisje e cila punon për qytetarin e Deçanit. Ne sot e kemi përcjell me vëmendje se si po shkon procesi, e kemi raportu menjëherë ku ka parregullsi”.

“Në shkollën e Prilepit, ku kryetari i Alenacës të rinjve rri para shkollës dhe para klasës, dhe përcjell kush po voton dhe kush jo, duke ushtruar presion. Në anën tjetër e kemi zv. drejtorin e arsimit, Zeqë Malaj, i cili prej shkollës në shkollë bën presion tek të gjithë ata dhe votuesit”, tha Kuçi. /Klankosova.tv

The post Natyra Kuçi raporton parregullsi në qendrat e votimit në Deçan appeared first on Klan Kosova.