NATO nuk duhet t’i marrë shumë seriozisht rusët, thotë Rutte

Në konferencën për shtyp me ministrat e mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se nuk duhet t’i mbivlerësojnë aftësitë e Rusisë.

Dukë nënvizuar se vendet e NATO-s janë “25 herë më të mëdha se Rusia” në aspektin ekonomik, Rutte bëri thirrje që Rusia të mos merret seriozisht.

“Le t’i besojmë ushtrisë sonë. Le të mos i marrim rusët shumë seriozisht”.

“Ne jemi aq shumë më të fortë se rusët sa nuk kemi nevojë të rrëzojmë aeroplanët e tyre kur ata hyjnë në hapësirën tonë ajrore”, vijoi tutje ai.

Komentet e Rutte vijnë mes tensioneve në rritje midis NATO-s dhe Moskës, të nxitura nga ndërhyrjet ruse në hapësirën ajrore aleate, si dhe nga përshkallëzimi i aktiviteteve sabotuese dhe sulmeve kibernetike.