NATO i premton Ukrainës mbështetje të pakufizuar dhe rrugë drejt anëtarësimit

Pas samitit të NATO-s në Hagë, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ka rikonfirmuar mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, duke thënë se aleanca qëndron fort pranë “fqinjit dhe partnerit tonë”.

“Mesazhi ynë i fuqishëm për Zelenskyy-n dhe popullin ukrainas është se Ukraina ka mbështetjen tonë të vazhdueshme, përfshirë mbi 35 miliardë euro të premtuara vetëm këtë vit, dhe më shumë që do të vijnë. Qëllimi ynë është ta mbështesim Ukrainën në luftë sot, që ajo të mund të gëzojë një paqe të qëndrueshme në të ardhmen,” ka thënë Rutte.

Tutje, ai ka shtuar se NATO qëndron në ndjekjen e paqes dhe në mbështetjen e Ukrainës drejt anëtarësimit të saj në NATO.

Kujtojmë se në këtë samit u miratua edhe rritja e buxhetit të shpenzimeve për mbrojtje prej 5% të PBB-së nga shtete anëtare, pas kërkesës së presidentit amerikan Donald Trump.