Natë e madhe për ekipet angleze! Arsenal shkatërron Atletico-n, Man. City dhe Newcastle bëjnë detyrën më së miri

Një natë e madhe për ekipet angleze në Champions League, të cilat morën fitore bindëse. Në “Emirates”, Arsenal shkatërron 4-0 Atletico Madridin, duke marrë kështu fitoren e tretë rresht për këtë sezon.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, pjesa e dytë pastaj ishte spektakolare. Në minutën e 56-të, Declan Rie kroson nga goditja e dënimit, Gabriel shënon me kokë. Në minutën e 62′, Gabriel Martinelli shënon golin e dytë për vendasit, me një goditje të bukur me të djathtën, pas asistit fantastik të Lewis-Skelly.

Më pas ishte radha e Viktor Gyokeres për të shënuar dy gola në tre minuta, 67′ dhe 70′.

SHIKOGOLAT

Në “St. James ‘Park”, Newcastle fitoi 3-0 ndaj Benfica. Anthony Gordon shënoi në minutën e 32′, Harvey Barnes dyfishoi shifrat në minutën e 70′ dhe shënoi golin e dytë personal në minutën e 80’.

SHIKOGOLAT

Fitore edhe për Man. City në transfertë 0-2 ndaj Villarreal, me golat e Erling Haaland 17′ dhe Bernardo Silva 40′.

SHIKOGOLAT

The post Natë e madhe për ekipet angleze! Arsenal shkatërron Atletico-n, Man. City dhe Newcastle bëjnë detyrën më së miri appeared first on Telesport.