Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të La Ligas. Mbretërit që luanin në shtëpi, e nisën takimin duke dominuar, por rastin e parë të mirë e kishin në minutën e 24-të, kur Kylian Mbappe kërkoi penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Njëjtë penallti kërkoi edhe Vinicius Junior në fundin e pjesës së parë, por as kësaj radhe nuk ndodhi. Pas dy tentimesh, Real Madridi arriti ta sigurojë penalltinë, me Mbappen që u rrëzua në zonë në minutën e 50-të.
Ish francezi që mori përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, duke shënuar për 1-0. Arda Guler ishte afër golit në minutën e 63-të, por nuk ia arriti të shënonte. Debutim edhe per Franco Mastantuono por stol per 90 minuta per Rodrygon (dukshem i zhgenjyer) teksa u rikthye te luante ne La Liga Carvajal pas nje kalvari te gjate.
Osasuna trembi “galaktikët”, por Ante Budimir, gjuajti mbi portë. Xabi Alonso e nisi me fitore periudhën e tij të Real Madrid në La Liga, ndërsa loja ka ende kohë për tu rregulluar.
The post Natë debutimesh por edhe “mërzie”: Osasuna vendos autobusin, Mbappe i ndëshkon. Real Madrid thjesht kryen detyrën (VIDEO) appeared first on Telesport.