Nata e Rashford… Barcelona del me fitore nga “St James Park”. Sporting Lisbon tregon forcën ndaj debutuesve (video)

Barcelona mëson të fitojë edhe pa Lamine Yamal në fushë. Katalanasit e kanë nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri në Champions League, pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Newcastle në “St James Park”.

Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll pa gola. Katalanasit gjetën golin në minutën e 57-të, një krosim perfekt i Jules Kounde dhe Rashford dërgon me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 66-të, Rashford shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Barcelonën, me një goditje të fuqishme nga distanca.

Newcastle gjen golin në minutën e 90-të me Anthony Gordon, pas asistit të Jacob Murphy. Vendasit përpiqen të gjejnë golin e barazimit në minutat shtesë, por nuk ia dalin. Barcelona fiton 1-2.

SHIKOGOLAT

Në Lisbon, Sporting fitoi 4-1 ndaj Kiarat Almaty, të cilët luajnë për herë të parë në grupet e Champions League. Sporting shënoi 1 gol në pjesën e parë dhe tre gola për 3 minuta në pjesën e dytë. Autorët e golave për portugezët janë Trincao 44′ dhe 65′, Alisson Santos 67′ dhe Geovany Quenda 68′.

Për miqtë shënoi golin e nderit, Edmilson Santos, në minutën e 86-të. Rezultati i këtij takimi mund të ishte më i thellë, por Hjulmand gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për vendasit në minutën e 20-të.

SHIKOGOLAT

The post Nata e Rashford… Barcelona del me fitore nga “St James Park”. Sporting Lisbon tregon forcën ndaj debutuesve (video) appeared first on Telesport.