Nata e Bastonit…; ovacioni i “San Siros” dhe përqafimi i Barellës pas golit

Viktimë e një “linçimi të turpshëm”, sipas Beppe Marottës, Alessandro Bastoni ndjeu mbrëmë gjithë dashurinë e tifozëve në “San Siro”. Në momentin e zëvendësimit kundër Romës (minuta e 58-të, u ul në stol duke vendosur akull në kyçin e majtë), për mbrojtësin erdhi ovacioni i publikut të “San Siros”, i shoqëruar nga një përqafim me Chivu pranë vijës anësore.

Bastoni, dukshëm i emocionuar nga ky homazh, u përgjigj duke duartrokitur. Më pas, Barella, që gjithashtu shënoi ndaj verdhekuqve, vrapoi drejt stolit për ta përqafuar mbrojtësin, i lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Pas ndeshjes, edhe Lautaro Martinez foli për momentin e Bastonit, duke u rreshtuar në krah të tij: “Kur flas për shokët e mi, më mbushet trupi me mornica. Të gjithë japin shpirtin në fushë. Sot fituam dhe jemi të lumtur, por japim gjithmonë maksimumin. Italianët mbetën jashtë Botërorit, por kanë punuar gjithmonë me kokën lart dhe kjo shihet”.

The post Nata e Bastonit…; ovacioni i “San Siros” dhe përqafimi i Barellës pas golit appeared first on Telesport.