“Më parë e vras Kurtin, sesa iku nga Kosova”, kjo ishte deklarata për të cilën sot Prokuroria Speciale vendosi të ngrit aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe N.S. për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë vitit 2023.
Pas reagimit të Klinakut i cili tha që mezi po pret të ballafaqohet me Kurti, ka reaguar edhe ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
I njëjti e ka mbështetur deklaratën e Klinakut, duke thënë:
Të gjithë ata që mua dhe Faton Klinakun dhe fatonat tjerë, na kanë detyruarë që ta lëshojmë vendin tonë, lëre më që i kemi vrarë atëherë, por njëjtë do të vepronim edhe tani. Pra, këtë do ta bëja derisa të jem gjallë!.