Ish-gjenerali i UÇK’së, Nasim Haradinaj ka folur ‘pa censurë’ për deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama që tha se ‘Pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte UÇK’.
Haradinaj në emisionin Pressing në T7 tha se pajtohet me deklaratën e Ramës, por se shtoi edhe diçka tjetër.
“Pa Ibrahim Rugovën s’kish pas UÇK, dhe pa UCK’në, b*thën presidentllak Ibrahim Rugova nuk e kish qit. Shumë saktë, cka ka të keqe këtu”, tha Haradinaj.
Tutje ai shtoi se edhe ‘Rugova ishte njeri, hante, pinte’, dhe sipas tij, cdo kush ka të kqijat dhe të mirat e tij.