Sot rreth orës 11:00, disa punonjës të KQZ-së kanë marrë alergji nga votat e ardhura nga Serbia.
Ekonomia Online ka mësuar se nëntë pacientë ndodhen në Infektivë duke marrë trajtim mjekësor.
Ndërsa drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se nevojiten 24 deri në 48 orë për të vërtetuar gjendjen e shëndetit të pacientëve.
Ai ka thënë se gjendja e pacientëve është stabile dhe janë duke u bërë të gjitha analizat e nevojshme.