NASA nis prodhimin e avionit për pasagjerë, do arrijë 1500 km/h

Avioni eksperimental i NASA’s, X-59, që mund të kthejë në realitet udhëtimin e pasagjerëve komercialë me shpejtësi supersonike, ka marrë lejen për t’u ndërtuar.

QUESST është “Teknilogjia e Hedshtur Supersonike”, dhe në këtë avion që do të ndërtohet nga Lockheed Martin, mund të vihet në punë që në vitin 2021.

Ky është avioni i parë me pilot me të cilin ka punuar NASA në 30 vitet e fundit, dhe qëllimi është që të duhet zhurma e lartë supersonike.

Nëse arrihet kjo, avioni që do të fluturonte me 1500 km/orë, në një lartësi prej 16 mijë metrash, nuk do të shkaktonte asnjë zhurmë në tokë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.