Adhuruesit e qiellit në Norvegjinë Veriore shijuan dritat, që prodhoheshin nga një burim fantom gjerë më tani, përpara se një test i NASA-s t’iu jepte fund pretendimeve për prezencë të jashtëtokësorëve.
Si pjesë e një misioni, NASA tha se ka lansuar raketën testuese ‘AZURE’, e cila më pas liroi ngjyrat e shpërfaqura në qiellin norvegjez, transmeton lajmi.net.
Dritat, konkretisht, u liruan nga dy gazra, të cilat cilësoheshin si të padëmshme, në atmosferë – trimetilalumini, si dhe përzierja e bariumit dhe stronciumit – me qëllim që hulumtuesit të studionin shtigjet e grimcave të jonosferës, thuhet në shpjegimin e agjencisë hapësinore amerikane.
Sipas shkencëtarëve, eksperimenti do të ndihmojë në njohjen e një prej fenomeneve më të pazakontatë natyrës, Aurora Borealis.