Napoli ka zhgënjyer sërish duke barazuar për të tretën ndeshje rresht në Serie A, sot pa gola ndaj Parmës në “Diego Armando Maradona”, për javën e 20-të.
Napoli e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kërkuar golin që në minutat e para. Në minutën e 11-të, ishte Scot McTominay që dërgoi topin në rrjetë pas disa tentativave rresht të vendasve për të gjetur golin, por u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Pjesa e parë dhe i gjithë takimi u mbyll në barazim pa gola. Antonio Conte nuk e fsheh dot mërzinë me të tijtë në fund të takimit. Pas këtij barazimi, Napoli mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, Parma renditet në vendin e 14-të me 22 pikë.
The post Napoli zhgënjen sërish, Antonio Conte-n nuk e mban dot vendi appeared first on Telesport.










