Napoli vuan shumë në transfertën ndaj Veronës, Romelu Lukaku heroi i takimit (video)

Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mposhtur 1-2 në transfertë Veronën, në sfidën të luajtur në “Bentegodi”, e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Napoli e nisi në mënyrë perfekte takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e dytë, me Rasmus Hojlund, pas asistit të Antonio Vergara. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për napolitanët.

Goli i barazimit për vendasit erdhi në minutën e 63-të, ku Jean-Daniel Akpa Akpro shënon një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.

Goli i fitores për Napolin do të vinte në minutën e fundit shtesë, ku pas një topi të futur në zonë nga Giovane, ishte Romelu Lukaku i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, që e dërgoi në rrjetë. Goli i parë për sulmuesin belg, pas rikthimit në fushë pas një kohë të gjatë i dëmtuar.

Napoli fiton 1-2 dhe mban vendin e tretë me 53 pikë, Verona mbetet në vendin e fundit me 20 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Napoli vuan shumë në transfertën ndaj Veronës, Romelu Lukaku heroi i takimit (video) appeared first on Telesport.