Napoli triumfon, Conte rrit statusin e trofeve brenda “kufinjve”

Sulmuesi David Neres realizoi dy gola dhe i dhuroi SSC Napolit fitoren 2-0 ndaj Bolognas, duke i siguruar klubit Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori, në finalen e zhvilluar në “King Saud University Stadium” në Arabinë Saudite.

Pas fitores ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, AC Milan, në gjysmëfinale vetëm katër ditë më parë, Napoli hyri në finale me vetëbesim të lartë, pavarësisht dy humbjeve radhazi të mëparshme ndaj Benficës dhe Udineses.

Me këtë triumf, Antonio Conte fiton Superkupën e Italisë për herë të gjashtë në karrierë – tri herë si lojtar dhe tri herë si trajner – duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga trajnerët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave.

The post Napoli triumfon, Conte rrit statusin e trofeve brenda “kufinjve” appeared first on Telesport.