Pas fitores kundër Romës, është koha që Napoli të përqendrohet në merkaton e janarit. Me dëmtimet e Zambo Anguissa dhe Kevin De Bruyne, të cilëve iu bashkua ditët e fundit edhe Billy Gilmour, mesfusha do të jetë zona që do të kërkojë përforcimin më të madh në janar.
Zgjedhja e klubit është Kobbie Mainoo. Pas interesit të verës së kaluar, drejtori sportiv i Napoli, Manna, pritet të kthehet në kërkim të talentit të Manchester United në merkaton e dimrit. “Djajtë e Kuq“ thuhet se janë të gatshëm ta huazojnë lojtarin 20-vjecar, një marrëveshje për të cilën napolitanët janë gjithashtu të interesuar.
Sipas mediave, klubi italian tashmë ka filluar kontaktin me rrethin e anglezit: qëllimi është të përfundojë marrëveshja sa më shpejt të jetë e mundur për t’i siguruar Antonio Conte një përforcim shumë të nevojshëm në mesfushë.
Në këtë gjysmë të parë të sezonit, Mainoo ka luajtur vetëm 261 minuta në 10 paraqitje në Premier League dhe Kupën e Ligës. Vetë trajneri i “Djajve të Kuq” duket se nuk po e mbyll derën për largimin e tij të mundshëm.
Megjithatë, në Napoli, Kobbie do të gjendej në një situatë krejtësisht të kundërt, duke pasur parasysh se cilësitë e tij vlerësohen shumë nga Conte. Nëse marrëveshja nuk arrihet, Napoli do të marrë në konsideratë Soungoutou Magassa të West Ham dhe Johan Manzambi të Freiburg. Goretzka (Bayern Munich) dhe Ederson (Atalanta) mbeten në plan të dytë. Megjithatë, këta dy emra të fundit janë vetëm sugjerime për momentin.
The post Napoli shton kontaktet me talentin e Premier League, në janar mbërrin në Serie A në formë huazimi appeared first on Telesport.











