Napoli rikthehet te fitorja dhe te vendi i parë, Palladino e nis me humbje tek Atalanta (video)

Napoli është rikthyer te fitorja, pasi mundi 2-0 Atalantën në “Diego Armando Maradona”, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Protagonisti kryesor i 45 minutave të para ishte padyshim David Neres, braziliani shënoi dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 16-të, pas mori një pasim nga rasmus Hojlund, Neres futet bukur në zonë dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të djathtën.

Goli i dytë erdhi në minutën e 38-të, pas pasimit të marrë nga Scot McTominay, Neres shkund rrjetën me një goditje të fuqishme brenda zonës. Noa Lang trefishoi shifrat për Napolin me golin e tij në fund të pjesës së parë. Holandezi shënoi me kokë pas krosimit të Di Lorenzo.

Atalanta e nis më mirë pjesën e dytë, pasi gjeti golin me Gianluca Scamacca, i futur pikërisht në fillim të kësaj pjese, në vend të Mario Pasalic. Scamacca shënoi një gol shumë të bukur me një goditje akrobatike, pas asistit të Raul Bellanova.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, Napoli fiton 3-1 dhe ngjitet momentalisht në vendin e parë me 25 pikë. Rafaelle Palladino e nis me humbje tek Atalanta, duke treguar që ka shumë punë për të bërë me këtë ekip, që nuk është më i njëjti pas largimit në verën e kaluar të Gian Piero Gasperini.

SHIKOGOLAT

The post Napoli rikthehet te fitorja dhe te vendi i parë, Palladino e nis me humbje tek Atalanta (video) appeared first on Telesport.