“Napoli refuzoi 100 milionë euro për mua, Ancelotti kërcënoi me dorëheqje nëse largohesha”

Kalidou Koulibaly, sot mbrojtës i Al Hilal, ka zbuluar një prapaskenë befasuese nga koha e tij te Napoli. Në podcastin “Zack en Roue Libre”, ai tregoi: “Manchester United ofroi 100 milionë euro për mua, por Napoli refuzoi. Ancelotti më tha: Jam këtu për të fituar kampionatin, ti çfarë do të bësh? Iu përgjigja se doja të largohesha. Ai më tha se do të jepte dorëheqjen ditën tjetër, nëse unë ikja”.

Senegalezi shpjegoi se ndiente se cikli i tij te Napoli kishte mbaruar dhe se kërkonte “kontratën e jetës”. Më pas, kujtoi një episod domethënës: “Në mbrëmje, Ancelotti më thirri në dhomën e tij. Ishim të dy me pizhama. Më priti duke folur frëngjisht: ‘Ah, mon ami Kalidou!’ Mbeta i shokuar. Ishte një trajner i madh, që më priste me përzemërsi”.

Koulibaly shtoi se ndihej i zhgënjyer nga presidenti, i cili, sipas tij, e kishte trajtuar pa respekt.

The post “Napoli refuzoi 100 milionë euro për mua, Ancelotti kërcënoi me dorëheqje nëse largohesha” appeared first on Telesport.