Napoli për të harruar turpin e mesjavës, Inter për të vazhduar ecurinë pozitive. Formacionet zyrtare të supersfidës

Napoli-Inter është kryesfida e javës së tetë në Serie A. Napolitanët duan të harrojnë turpërimin në mesjavë ku u mundën në Eindhoven 6-2 nga PSV, ndërsa Inter do të kërkojë të vazhdojë me ecurinë pozitive pas 4 fitoreve rresht në Serie A dhe fitores në Champions League.

Conte ka vendosur ta nisë sot me Neres si 9 fals. Billy Gilmour merr përsëri frenat e mesfushës me De Bruyne dhe McTominay. Ndërsa, Chivu nuk është se vjen me ndonjë surprizë në formacionin e sotëm. Dyshja sulmuese është Lautaro-Bonny.

Napoli: Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Buongiorno, Juan Jesus, Spinazzola; Gilmour; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Neres

Inter: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Bonny

 

The post Napoli për të harruar turpin e mesjavës, Inter për të vazhduar ecurinë pozitive. Formacionet zyrtare të supersfidës appeared first on Telesport.