Napoli po bëhet gati të paguajë një shumë prej 55 milionë eurosh për sulmuesin e Liverpool, Darwin Nunez. Lajmi është konfirmuar sot nga “Sky Sport”.
Kjo shumë do të ndahet në një pagesë fillestare prej 50 milionë eurosh plus 5 milionë të tjera në shtesa dhe bonuse.
Skuadra kampione e Italisë synon të bindë lojtarin duke i ofruar një rrogë prej 5 milionë euro në sezon, shumë që synon ta bindë lojtarin të transferohet në Serie A.
Për momentin, te Liverpool nuk kanë marrë asnjë vendim, por do të dëgjojnë të gjitha ofertat që do të vijnë për uruguajanin këtë verë.
Darwin Nunez ka pasur interes edhe nga klubet në Arabinë Saudite, por më parë ka preferuar idenë e transferimit në Spanjë apo Europë. Duket se edhe Liverpool po synon afrimin e një sulmues të ri këtë verë.
The post Napoli nuk kursehet, gati të paguajë 55 milionë euro për sulmuesin e Liverpool appeared first on Telesport.