Vijnë zhvillime të reja dhe disi tronditëse sa i përket çështjes së Romelu Lukakut. Sulmuesi i Napolit, siç dihet, vendosi të mos marrë pjesë në ndeshjet e Belgjikës ndaj SHBA-së dhe Meksikës për të vazhduar rikuperimin fizik në prag të fundit të sezonit dhe Botërorit veror.
Napoli reagoi me një komunikatë ku njoftonte rikthimin e tij në qytet për të vijuar stërvitjen në “Castel Volturno”. Megjithatë, Lukaku zgjodhi të qëndrojë në Belgjikë, duke u stërvitur individualisht në Antverp, në të njëjtën qendër ku kishte kryer terapitë pas dëmtimit. Një vendim që ka irrituar drejtuesit e klubit axurr, me drejtorin sportiv Manna që u përpoq ta zbusë situatën.
Sipas “Sky Sport”, pa sukses, pasi lojtari ndodhet ende në Belgjikë. Përveç një gjobe të sigurt, Napoli po shqyrton edhe një masë më të ashpër. Nëse Lukaku nuk rikthehet deri të martën, ditën e rifillimit të stërvitjeve, klubi mund ta përjashtojë nga skuadra.
The post Napoli me dorë të hekurt ndaj Lukakut: Nëse nuk rikthehesh në afat, përjashtohesh nga skuadra appeared first on Telesport.









