Napoli lë pas zhgënjimin në Champions dhe fiton ndaj Fiorentinës, por humb kapitenin (video)

Napoli ka lënë pas zhgënjimin pas eliminimit në Champions League dhe ka fituar 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.

Napoli gjeti avantazhin që në minutën e 10-të me Antonio Vergara, i cili shënoi pas një topi të gjatë të portierit Alex Meret dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes së Fiorentinës. Në minutën e 30-të, shtohet lista e infermierisë për Napolin, ku sot u dëmtua kapiteni Giovanni Di Lorenzo, për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë, shenjat e parë tregojnë për një dëmtim tejet serioz. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napolin.

Vendasit e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e dytë me Miguel Gutierrez. Spanjolli shënoi me një goditje të bukur brenda zonës. Në minutën e 56-të, Manor Solomon rihap takimin, duke gjetur golin pas një kundërsulmi të shpejtë të Fiorentinës. Rezultati final, 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Napoli renditet në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 18-të.

SHIKOGOLAT

The post Napoli lë pas zhgënjimin në Champions dhe fiton ndaj Fiorentinës, por humb kapitenin (video) appeared first on Telesport.