Sezoni 2025/26 i Napolit nis me një zhgënjim: Kampionët e Italisë pësuan një humbje 0-2 kundër Arezzo në miqësore. Një debutimin me humbje për Kevin De Bruyne, por që nuk shqetëson shumë trajnerin Antonio Conte.
Pjesa e parë pati shumë debutime për napolitanët: De Bruyne, Marianucci, Lucca dhe Lang, ku të gjithë ishin titullarë. Belgu, ish-lojtar i Manchester City, u përpoq menjëherë të shpikte diçka në sulm, por pa sukses.
“Janë vetëm 6 ditë grumbullim ku kemi punuar shumë. Luajtëm dhe provuam disa nga gjërat e reja që kishim përgatitur. Kemi qenë pushim për një kohë të gjatë dhe nga ana fizike jemi ende pas”, tha Conte.
“Duhet ende të punojmë shumë dhe të gjejmë vendet e duhur taktikisht për lojtarët e rinj që kanë ardhur. Në ditët në vijim do të kemi më shumë qartësi sin ë lojë ashtu dhe në skemat që do të përdorim”, tha Conte.
The post Napoli kampion e nis me humbje, Conte nuk shqetësohet: Jemi ende pas fizikisht e taktikisht appeared first on Telesport.