Lajme të këqija për Napolin, që do të duhet të bëjë pa Romelu Lukakun për një kohë të gjatë. Sulmuesi belg u dëmtua në miqësoren kundër Olympiacos dhe boshllëku i lënë mund ta detyrojë klubin “axurr” të rikthehet në merkato.
Për të kuptuar më mirë gjendjen, “Tuttomercatoweb” kontaktoi Marcello Manzuoli, ish-mjek sportiv te Fiorentina dhe Empoli. Ai tha: “Duket se rikuperimi do të jetë i gjatë. Varet ku është dëmtimi. Në pjesën e poshtme shërohet më shpejt, ndërsa në pjesën e sipërme, pranë kockës, është shumë më problematik, sepse mund të ketë edhe shkolitje”.
Sipas tij, përmendja e një konsultimi kirurgjik tregon seriozitetin e problemit, edhe pse operacionet e muskujve janë shumë të rralla në futboll: “Unë nuk kam parë pothuajse kurrë të riparohet kirurgjikisht muskuli. Zakonisht ndiqet terapia konservative. Kjo do të thotë të paktën 40-60 ditë para se Lukaku të rikthehet me grupin”.
Në përfundim, Manzuoli nënvizoi se “koha e rikuperimit varet nga shkalla e dëmtimit, por komunikata e klubit të Napolit lë të kuptohet për një problem serioz”.
Lukaku, dëmtimi rezulton shokues. Këputje në kofshën e majtë, po vlerësohet ndërhyrja kirurgjikale
The post Napoli humbi Lukakun prej dëmtimit të rëndë, mjeku i njohur sportiv bën prognozën e riaftësimit appeared first on Telesport.