Napoli ka humbur në stadiumin ‘San Paolo’ nga Atalanta me rezultat 1 – 2.
Napoli uajti bindshëm më mirë dhe krijoi epërsinë përmes Dries Mertens në minutën e 28-të. Mertens më vonë dy herë ishte përballë me portierin kundërshtar dhe nuk ia doli të
shënonte sërish, pastaj Milik veç nisi të festonte golin, të cilin ia mohoi mbrojtësi Masielo, pasi topi nuk e kaloi për disa centimetra tërë vijën fatale.
Në pjesën e dytë, Duvan Zapata e barazoi rezultatin në minutën e 69-të. Kurse, në minutën e 80-të Zapata asistoi për Mario Pasalic që shënoi për triumfin e jashtëzakonshëm të Atalantas.
Napoli mbetet i qetë në pozitën e dytë me 67 pikë dhe 6 pikë më shumë se Interi. Kurse, Atalanta me këtë fitore gjendet në vendin e katër me 56 pikë, aq sa ka edhe Milan, i cili gjendet në vendin e pestë.