“Napoli, ekipi i vetëm italian që mund të arrijë në gjysmëfinalet e Champions League”

Ish-mbrojtësi Alessandro Costacurta komentoi Napolin e Conte: “Është skuadra italiane e përmirësuar më shumë, ka një nga trajnerët më të fortë në Europë. Në Champions, PSG është më i përgatituri, mund ta përsërisë suksesin. Vetëm Napoli, mes italianëve, mund të arrijë çerekfinalet ose gjysmëfinalet e Champions-it. Të tjerat janë të vështira për t’u parashikuar”.

Për Interin: “E ka përforcuar skuadrën, por do luftojë më shumë për titullin në Serie A. Ka lojtarë me një vit më shumë që kanë humbur entuziazmin, prandaj është e vështirë ta konfirmojë rrugën e tri viteve të fundit në Europë”.

Për Milanin: “Allegri është fitues, zgjedhje e shkëlqyer për të arritur ‘top 4’. Nuk jam i dashuruar me lojën e tij, por është trajner i besueshëm. Mbrojtja ka qenë problem prej vitesh, nëse rregullohet, Milani mund të luftojë për titullin”.

The post “Napoli, ekipi i vetëm italian që mund të arrijë në gjysmëfinalet e Champions League” appeared first on Telesport.