Në pritje të rezultateve përfundimtare të kontrolleve, thashethemet mbi dëmtimin e Romelu Lukakut po shtohen, dhe nuk janë aspak pozitive. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ekziston dyshimi se “Big Rom” është dëmtuar rëndë. Testet e para kanë dhënë sinjale shqetësuese, por diagnoza e plotë do të tregojë përmasat e dëmtimit, i cili mund ta lërë Conten pa qendërsulmuesin e tij kryesor për rreth dy muaj.
Tani pritet përgjigjja e ekografisë, por nëse dëmtimi konfirmohet i rëndë, Napoli do të përballet me një emergjencë të vërtetë. Aktualisht, vetëm Lorenzo Lucca është alternativa natyrale për ta zëvendësuar Lukakun. Me nisjen e kampionatit dhe Champions-it në mesin e shtatorit, mungesa e belgut mund të peshojë rëndë.
Pa Raspadorin dhe Simeonen në skuadër, afrimi i një qendërsulmues të ri po kthehet në domosdoshmëri. Me vetëm 13 ditë nga mbyllja e merkatos verore, nuk do të jetë aspak e lehtë ta sigurojnë një të tillë.
The post Napoli, dëmtimi i Lukakut është serioz. Belgu rrezikon deri në 2 muaj jashtë fushave appeared first on Telesport.