Napoli arrin marrëveshje për transferimin e anësorit të PSV-së, Noa Lang

Sot është një ditë e veçantë për botën e futbollit.

Legjendari Lionel Messi e feston sot ditëlindjen e tij të 38-të.

Ai që nga shumëkush konsiderohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit, i ka dhënë shumë këtij sporti dhe po vazhdon të japë me magjinë e tij, ndonëse në perëndim të karrierës.

Messi ka fituar gjithçka që është e mundshme në futboll duke e kompletuar një karrierë impresionuese.

Ai që i mungonte më së shumti dhe që e kishte merakun më të madh – trofeun e Kupës së Botës, e fitoi në vitin 2022 në Katar.

E paraprakisht, “Pleshti” kishte fituar shumë trofe të tjerë.

Ai në fakt është futbollisti më i suksesshëm në histori të futbollit me 46 trofe të fituar.

Prej tyre, më të rëndësishmit, krahas Kupës së Botës, janë 4 Liga të Kampionëve me Barcelonën, 10 herë titullin në La Liga, dy herë trofeun e Copa Americas dhe 2 herë titullin e Ligue 1 në Francë.

Messi i ka zhvilluar 1107 ndeshje në karrierë, ndërsa i ka realizuar 866 gola dhe i ka bërë 384 asistime, me një total prej 1250 kontributesh në gola (gola + asistime).

Argjentinasi i ka shënuar 68 gola nga gjuajtja e lirë, ndërsa i ka realizuar 59 “hat-trick”-a.

Ai e ka fituar tetë herë Topin e Artë dhe dy herë Topin e Artë të Botërorit, ndërsa është golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit aktualisht është pjesë e Inter Miamit, me të cilin mbrëmë u kualifikua në të tetën e finales së Botërorit të Klubeve.

Një tjetër arritje që e bëri mbrëmë 38 vjeçari i lindur në Rosario të Argjentinës ishte se e kaloi fazën e grupeve për herë të 33-të në karrierë nga po aq tentime, gjë të cilën s’e kish bërë askush më herët.

The post Legjenda Leo Messi i mbush sot 38 vjet appeared first on GazetaBlic.