Nait Hasani: Në Kuvend jemi kolegë, nëse s’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit, kujt kemi me ia zgjatë?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën konstituive.

Ai u shpreh se nuk pret ndonjë ndryshim pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar, as nga kryetarët e partive, as nga rrugët apo thashethemet. Derisa të ketë një vendim të Kushtetueses, nuk pres ndryshim,” tha Hasani.

“Nuk besoj që do të ndryshojë ndonjë gjë, nuk kemi njoftim as kryetarët e partive e as nga mjetet e rrugëve apo thashetheme të rrugëve. Besoj që është prapë e njëjta gjë, pa ardhë një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim”.

Ai theksoi se pavarësisht ndarjeve partiake, deputetët mbeten kolegë në Kuvend dhe duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

“Raporte të shoqërisë, raporte të kaluarës, jemi deputetë, kolegë nuk jemi armiq mes vete, nëse nuk ia zgjasim dorën njërit-tjetrit, kujt kemi me ia zgjatë? Në Kuvend jemi kolegë jemi të partive të ndryshme, vendime të ndryshme”, shtoi ai./ekonomiaonline